Angli- Argjend Canaku, 23 vjeç, sulmoi një grup personash më 14 gusht. Ai u kap nga kamerat e sigurisë.

Gjykatësit iu tha se Argjend Canaku i armatosur me një shkop bejsbolli dhe thikë ndoqi një grup meshkujsh përreth dyqanit. Në pamjet e regjistruara shihet edhe një grua që shtyn një karrocë fëmijësh teksa grupi hyri në dyqan.

Sipas DailyMail, pretendohej se objektivi i cili u ndoq nëpër dyqan – kishte sulmuar Canakun.

Samantha Giffin i kërkoi gjykatësit të vendoste një dënim komunitar ose një dënim me kusht si një akt mëshire për klientin e saj, i cili nuk kishte asnjë dënim të mëparshëm. Madje ajoi shtoi se klienti i saj kishte një fëmijëri traumatike në vendlindjen e tij në Shqipëri, ku babai i tij polic ishte vrarë. Pasi kërkoi azil në Mbretërinë e Bashkuar, ai kishte qëndruar për pak kohë me një burrë të moshuar përpara se të strehohej nga shërbimet sociale të fëmijëve. E kishte lënë shkollën pa kualifikime.