GREQI- Shkollat ​​në komunat Mantoudi, Limni dhe Agia Anna do të qëndrojnë të mbyllura sot, pas tërmetit të fortë në Evia, me magnitudë 5.1 Rihter, që ndodhi mëngjesin e kësaj të premteje, shkruajnë mediat greke.

Sipas vendimit të kryebashkiakut Giorgos Tsapurniotis, shkollat ​​do të qëndrojnë të mbyllura për arsye sigurie, ndërsa prindërit janë njoftuar tashmë për të marrë fëmijët e vegjël, pas tërmetit në Evia. Fëmijët më të mëdhenj do të kthehen me autobus në shtëpi.

“Deri më tani nuk është raportuar për të lënduar apo shembje prone”, theksoi zoti Tsapurniotis.

Duke folur për tërmetin, i cili u ndje edhe në Atikë nënkryetari i bashkisë Mantoudi, Yannis Katzouris, gjatë një interviste për ERT-në theksoi se epiqendra ishte 12 km nga Mantoudi dhe se aktualisht nuk ka raportime për dëme.

“Po dridheshim lart e poshtë. Njerëzit dolën në rrugë,” shtoi ai.

Deri më tani nuk janë evidentuar probleme serioze në zonën e gjerë si pasojë e tërmetit. Policia dhe zjarrfikëset së bashku me Autoritetin Bashkiak dhe Mbrojtjen Civile po tentojnë kontrollet e para pa pasur deri tani dëshmi për dëme.

Sipas Institutit Gjeodinamik, tërmeti ishte me magnitudë 5.1 të shkallës Rihter dhe ndodhi në orën 8:26 të mëngjesit të së premtes, sipas Institutit Gjeodinamik. Lëkundjet sizimike kanë ndodhur në një thellësi fokale prej 14.2 km dhe epiqendra ka qenë 6 km në lindje të Prokopio në Evia.

Pak minuta më vonë, në orën 08:33 ka ndodhur një tërmet i ri në Evia. Këtë herë ishte magnitudë 3.7, sipas zgjidhjes automatike të Institutit Gjeodinamik. Lëkundjet kishin një thellësi fokale prej 5 km dhe epiqendra ishte 11 km në perëndim-veriperëndim të Limnionës. Më pas pati pasgoditje më të vogla me magnitudë 2.6 dhe 2 të shkallës Rihter.