Një organizatë e fuqishme që merrej me trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Italisë, është goditur si pasojë e hetimeve të bashkërenduara mes SPAK, Eurojust dhe Antimafias italiane që nisën në vitin 2017.

Pas vendimit të miratuar nga Gjykata e Lartë, ditën e sotme lëshuar 19 urdhër-arreste, ndërkohë që disa prej të arrestuarve në Itali janë dënuar përfundimisht deri në 11 vite burg për trafik ndërkombëtar droge.

Grupi i përbërë nga trafikantë shqiptarë dhe italianë vepronte në zonën e Barit, por kishte degë edhe në Pulia dhe Bazilikatë.

Mediat italiane shkruajnë se më herët, në një operacion të bërë ndaj kësaj organizate kriminale, u arrestuan 27 persona dhe u sekuestrua lënda narkotike prej 3.3 ton drogë e llojit marihuanë, kokainë dhe heroinë.