Të paktën pesë persona kanë humbur jetën në Spanjë nga zjarri i cili përfshiu shtëpinë e të moshuarve gjatë natës.

“Ka pesë viktima dhe njëmbëdhjetë persona të shtruar në spital për shkak të tymit’, njoftuan shërbimet e urgjencës në Valencia.

Mësohet se zjarri ka rënë rreth mesnatës në komunën Moncada.

Sakaq zjarrfikësit shpëtuan 25 persona që ndodheshin brenda ndërtesës.