ARGJENTINE – Në një ndeshje e ligës amatore, në një lagje të qytetit Eldorado, në rajonin verilindor të Misiones në Argjentinë, tashmë ka hyrë në histori për një ngjarje tragjike të pabesueshme.
Arbitri 62-vjeçar Remilio A., ka ngulur thikën në gjoksin 21-vjeçarin Kevin A., i cili është arrestuar dhe do të përballet me akuzën e vrasjes!
Teksa ndeshja ishte në zhvillim e sipër ka lindur tension mes lojtarëve të të dyja skuadrave, ku pas protestave të Kejvinës është përfshirë edhe arbitri, i cili ka nxjerrë objektin e mprehtë që mbante, dhe e ka goditur futbollistin me thikë në gjoks.
https://twitter.com/i/status/1731108349263892983
Menjëherë, shokët e skuadrës së Kejvinës e larguan atë nga zona, duke bërtitur “kapeni, goditi me thikë”, me futbollistin fatkeq që u dërgua në spitalin më të afërt dhe arbitri u arrestua në fushë.
https://twitter.com/i/status/1731154776774066603
