Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielën në një kamping në Bösdorf të Gjermanisë.
Sipas mediave të huaja njoftohet se një baba vrau fëmijën e tij 6-vjeçar dhe më pas vetë njoftoi policinë.
Raportohet se në orën 3:37 të mëngjesit, 39-vjeçari ka lajmëruar policinë dhe ka deklaruar se sapo kishte vrarë djalin e tij. Sapo ka marrë informacionin policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka gjetur të vdekur 6-vjeçarin me plagë të shumta në të gjithë trupin me thikë.
Babai i fëmijës u arrestua pa bërë aspak rezistencë.
Sipas informacioneve të BILD, burri vuan nga probleme psikologjike. Prandaj, me kërkesë të prokurorit, hetuesi i gjykatës së rrethit e dërgoi atë në një klinikë psikiatrike.
