Ish-presidenti amerikan Donald Trump u mburr për marrëdhënien e tij të ngushtë me liderin rus Vladimir Putin të martën, duke argumentuar se kriza në Ukrainë nuk do të kishte ndodhur nën administratën e tij. NDTV shkruan se Trump gjatë një dalje për mediat tha se e njeh mirë Putin duke shtuar se përgjigjet e Biden-it janë të pamjaftueshme.

“Nëse trajtohet siç duhet, nuk kishte absolutisht asnjë arsye që situata që po ndodh aktualisht në Ukrainë të kishte ndodhur fare. Unë e njoh Vladimir Putinin shumë mirë dhe ai nuk do të kishte bërë kurrë gjatë administratës Trump atë që po bën tani, në asnjë mënyrë!”, tha Trump.