Ukraina bëri me dije se i ka shkaktuar humbje të mëdha Rusisë gjatë 24 orëve të fundit. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës mbi 2200 ushtarë rusë janë varë, plus humbjeve të mëdha materiale në tanke, avionë dhe materoale ushtarake.

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë kundërshton të ketë ushtarë të vrarë nga radhët e veta në Ukrainë. Në një raportim të fundit të këtij institucioni përmendet se ka vetëm disa pajisje ushtarake të shkatërruara në përplasjet e armatosura në Ukrainë. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, operacioni në Ukrainë po kryhet me sukses.

Më herët, presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski tha se ushtria ukrainase ka vrarë forca ruse, por nuk dha një shifër të saktë. Për sa i përket ditës së sotme, Ukraina tha se kanë humbur jetën 200 civilë ukrainas në vendin e saj.