Momente dramatike në një stacion treni në Argjentinë.
Një video e kapur nga kamerat e sigurisë tregon çastin kur një vajzë humbet ndjenjat dhe bie në shina, kur treni po kalonte.
Pamjet e xhiruara në 29 mars, por të publikuara dje, tregojnë të renë që humb ekuilibrin pasi i bie të fikët dhe rrëzohet në hapësirën mes vagonëve të trenit.
Fatmirësisht, ajo ia doli të mbijetonte mrekullisht nga ky incident i rëndë.
