Numri i viktimave të tërmetit shkatërrimtar që goditi Turqinë dhe Sirinë është më shumë se 8 mijë persona.
Bilanci i ri është hartuar në bazë të informacionit të shpërndarë nga burime zyrtare dhe mjekësore.

Të vdekurit janë aktualisht 8,900, nga të cilët 2,400 në veri të Sirisë.

Në të dyja vendet ka ende shumë njerëz të bllokuar nën rrënojat e mijëra ndërtesave që ranë për shkak të fuqisë – 7.9 ballë – të tërmetit. Në Turqi, rreth 3,000 ndërtesa janë shembur në shtatë provinca të ndryshme, duke prekur kryesisht qytetet Adana, Gaziantep, Sanliurfa, Diyarbakir, Iskenderun dhe Adiyaman.

Në Siri, vendet arkeologjike janë dëmtuar dhe në veçanti mbetjet e Aleppos, një vend i trashëgimisë së UNESCO-s që nga viti 2018.

Këtu është një përmbledhje e shpejtë e zhvillimeve më të fundit:

Më shumë se 7,800 njerëz kanë vdekur… në të dy vendet pas dy tërmeteve të mëdha të hënën, mes paralajmërimeve nga Organizata Botërore e Shëndetësisë se numri mund të rritet në mënyrë dramatike pasi ekipet e shpëtimit gjejnë më shumë viktima. Më shumë se 23 milionë njerëz mund të preken nga fatkeqësia

Punonjësit e urgjencës… punuan gjatë një nate tjetër të ftohtë, në një garë të dëshpëruar kundër orës për të shpëtuar njerëzit e bllokuar nën rrënoja pasi mijëra ndërtesa u shembën

Të afërmit e viktimave… të armatosur me kazma iu bashkuan përpjekjeve të shpëtimit në një nga qytetet turke të goditura më keq, ndërsa familjet e shqetësuara thanë se shërbimeve të shpëtimit iu desh shumë kohë për t’iu përgjigjur në disa zona

Një gjendje e jashtëzakonshme tre mujore është shpallur në Turqi nga presidenti Recep Tayyip Erdogan në 10 provincat më të prekura nga tërmeti.

Vendet në mbarë botën… po dërgojnë mbështetje për të ndihmuar përpjekjet e shpëtimit, duke përfshirë ekipet e specializuara, qentë snifer dhe pajisjet, duke përfshirë Italinë, SHBA, Izraelin dhe Tajvanin.

Burimi: BBC