KATAR- Përballja e djeshme mes Serbisë dhe Zvicrës pati dhe provokime që nuk u vunë re gjatë ndeshjes zyrtare, por tashmë rrjeti është mbushur me to. Ngacmimet verbale dhe provokimet fizike gjatë lojës nuk munguan nga futbollistët serb, të cilët nuk i lanë në asnjë moment të qetë, 2 shqiptarët e Zvicrës, Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin.
Por kulmi arriti kur një grup tifozësh nisën të bërtisnin në kor: Vrite, vrite shqiptarin. Thirrje që duhen dënuar në një ndeshje të tillë.
Gjithashtu duket se ende nuk janë marrë në shqyrtim nga Fifa.
