Ukrainë- Bombardimet kanë lënë të paktën 12 të vdekur gjatë natës në Ukrainë, raportojnë zyrtarët. Në kanalet e tij të mediave sociale, Guvernatori i Dnipropetrovsk Valentyn Reznichenko tha se 11 njerëz vdiqën në rajonin e tij, në qytetin e Nikopolit, pas bombardimeve të rënda nga Rusia.
Reznichenko tha se është shumë e vështirë të nxirren trupat nga nën rrënoja. Ai u bën thirrje njerëzve të kërkojnë strehim.
Ndërkohë në Zaporizhzhia, shtëpia e centralit bërthamor më të madh në Evropë, një person është vrarë.
