Ngjarje e rëndë në Tiranë. Vritet me armë zjarri 29-vjeçari.
Vrasja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm pranë rrugës Irfan Tomini.Pas një sherri të çastit mes dy personave, dyshohet në gjendje të dehur, njëri prej tyre ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të shtetasit Jurgen Duka.
29 vjeçari u dërgua me urgjencë drejt spitalit, ku dhe më pas ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.
Nuk dihet ende nëse policia ka mundur që të identifikojë dhe të vërë në pranga autorin e vrasjes.
Vijojnë hetimet në lidhje me rrethanat e kësaj ngjarje, dhe nëse ka persona të tjerë të përfshirë.
