Sezoni i ri ka nisur me një ndryshim për mesfushorin e Kombëtares, Kristjan Asllani, i cili ka ndryshuar numrin në fanellë.
21-vjeçari do të mbajë të veshur fanellën me numrin 21, duke e lënë të lirë atë me numrin 14.
Ky është gjithashtu dhe numri që mbante të veshur në fillimet e tij te Interi Andrea Pirlo, i cili më pas nuk e ndryshoi as kur luajti për Milanin, Juventusin dhe Nju Jork Sitin.
Në vitet e fundit ky numër në skuadrën zikaltër është mbajtur nga Aleks Kardoz, Frederiko Dimarko dhe Sedrik Soares.
