Është vëzhguar lindja e dy planetëve rreth një ylli shumë të ri, të quajtur Wispit 2, i cili ndodhet rreth 400 vite dritë larg.
Zbulimi është publikuar në The Astrophysical Journal Letters dhe i atribuohet një grupi studiuesish të udhëhequr nga Chloe Lawlor nga Universiteti i Galway në Irlandë. Ata përdorën teleskopin Very Large Telescope në Kili.
Sipas Lawlor, deri më sot Wispit 2 është “pamja më e mirë që kemi pasur ndonjëherë për të kaluarën tonë”.
Ky sistem planetar në formim është i ngjashëm me mënyrën si dukej Sistemi ynë Diellor rreth 5 miliardë vite më parë, kur Dielli ishte ende i rrethuar nga një disk me gaz dhe pluhur dhe planetët sapo po formoheshin.
Një sistem shumë i rrallë
Pas sistemit PDS 70, i zbuluar në vitin 2018, Wispit 2 është vetëm sistemi i dytë planetar që është vëzhguar në këtë fazë kaq të hershme.
Por ndryshe nga PDS 70, ky sistem ka një strukturë më komplekse, me unaza dhe hapësira bosh të dukshme.
