Eventet kulturore dhe artistike nuk kanë ndalur gjatë gjithë verës në Elbasan.
Eventi i fundit ishte mbrëmja poetike “Krijimtaria Popullore Elbasanase” i cili u zhvillua para muzeut etnografik, një bashkëpunim mes Drejtorisë së Trashëgimisë Kulturore dhe bibliotekës Publike “Qemal Baholli”.
Kjo natë mblodhi artistë dhe arsimtar të ndryshëm qytetit, duke kujtuar me shumë nostalgji shkrimtarët dhe poetët të cilët kanë lënë gjurmë të çmuar, jo vetëm në letrat shqipe,por edhe në krijimtarinë e këngëve popullore qytetare.
Për rëndësinë e këtij aktiviteti folën drejtoresha e bibliotekës publike Qemal Baholli në Elbasan Manjola Hatellari dhe Drejtori i Muzeut Etnografik Kliton Kapaj

Krijuesit e rinj dhe artdashësit e qytetit, lexuan e recituan poezi dhe vargje këngësh, edhe nga i madhi Isuf Myzyri. Njëzëri pohuan se aktivitete të tilla duhet të jenë më të shpeshta pasi evidentojnë trashëgiminë kulturore të pasur që ka Elbasani dhe e përsosin atë më tej.

Sezoni turistik në Elbasan është shoqëruar me mjaft aktivitete artistike dhe kulturore të shtrira, jo vetëm në qytet, por edhe në fshatra.

https://youtu.be/HWU0LVBJGR0