DURRËS- Një 10-vjeçar polak ka rënë aksidentalisht nga kati i tretë i një hoteli në zonën e Shkëmbit të Kavajës. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se i mituri ka qenë duke qëndruar në ballkonin e hotelit dhe ka rënë. Ai është dërguar në spitalin e Durrësit ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Njoftimi i policisë: Rreth orës 22:50, te Shkëmbi i Kavajës, Durrës, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i katit të tretë të një hoteli, një 10 vjeçar, polak, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.