Një i mituri 12 vjeç kanos me thikë 14-vjeçarin në Cërrik.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, për një 12-vjeçar, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur me mjet prerës, një 14-vjeçar.

materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor në Elbasan.