Një 35-vjeçar është arrestuar ditën e sotme me akuzën për ngacmim seksual.

Bëhet me dije nga infoirmacionet zyrtare se i riu i identifikuar me inicialet A.B., banues në Ersekë dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur.

Vajza 15-vjeçare po udhëtonte me furgonin e linjës Tiranë-Korçë kur dyshohet se u ngacmua nga shoferi. Mësohet se kallëzimi në polici është bërë nga babai i të miturës.

“Po nga këto struktura u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Ngacmimi seksual”, i shtetasit A. B., 35 vjeç, banues në Ersekë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 15-vjeçare”, thuhet në njoftimin e policisë.