Një adoleshent 16-vjeç tenton t’i japë fund vetes në fshatin Qukës Shkumbin në Prrenjas.
Për arsye që ende nuk dihen, i riu ka tentuar të vetvaret në banesën e tij.
Por ka ndodhur mrekullia. vetëm disa sekonda më vonë ai është pikasur nga familjarët që i kanë hequr lakun nga fyti.
Ata e kanë dërguar me urgjencë drejt spitalit kirurgjik të Elbasanit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Prrenjas/Informacion paraprak
Më datë 16.01.2022, në fshatin Qukës Shkumbin, Prrenjas, në banesë, një 16 vjeçar ka tentuar të vetvaret, ku si pasojë ndodhet në spitalin kirurgjik Elbasan, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanava të ngjarjes.