Florian Përvathi është 17-vjeçari që qëlloi për vdekje 65-vjeçarin Lekë Lekgjonaj mesditën e sotme në Lezhë.
Sipas raportimeve adoleleshenti i ka shkuar Lekgjonajt në oborrin e shtëpisë dhe aty e ka ekzekutuar me armë zjarri.
Më pas ai është vetëdorëzuar në polici, pas aktit të hakmarrjes siç tregojnë autoritetet.
“17-vjeçari, rreth orës 12:00, në rrethana ende të paqarta dyshohet se vrau me armë zjarri shtetasin Leke Lekgjonaj, 65 vjeç, banues në Manati, dyshohet për motive hakmarrjeje.
Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar dhe armën zjarrit pistoletë me të cilën dyshohet se 17-vjeçari kreu krimin.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes,” njofton policia.
https://youtu.be/AGagjFXq8ck






