Një 19-vjeçar nga Ferizaj ka përfunduar në prangat e policisë pasi kërkohej për veprën penale “Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën 16-vjeçare”. Ai kishte bashkëjetuar në shtëpi me të dashurën e mitur por ky veprim e bëri të pendohej rëndë. Adoleshenti ishte arrestuar në shtëpinë e tij, në orët e para të mëngjesit.

“Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të një informacioni inteligjent të pranuar , ka arritur që sot në orët e hershme të mëngjesit 06:30 të arrestojë një person në shtëpinë e tij, me inicialet B.T (M/K) i moshës 19-vjeçar. I dyshuari është dërguar në vuajtje të dënimit. “Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj , për veprën penale ‘’Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën 16 vjeçare’’, me dënim burgimi prej tri (3) viteve. Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit”,-ka bërë të ditur policia e Kosovës.