Një 19-vjeçare u dërgua pa shenja jete mbrëme në spitalin rajonal të Mitrovicës. Dyshohet se e ndjera ka kryer vetëvrasje.
Siç raporton gazeta kosovare Sinjali, sipas informacioneve të para e ndjera vuante nga depresioni dhe kjo dyshohet të jetë arsyeja e vetëvrasjes.
Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Spitali në Mitrovicë dhe kanë bërë të ditur se viktima është pranuar rreth orës 18:00, ku është konstatuar vdekja e saj.
Ky rast ka tronditur jashtëzakonisht familjen, ndërkohë që mësohet se viktima ka qenë në depresion kohën e fundit për shkak të kërcënimeve serioze nga i fejuari i saj.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë rajonale në Mitrovicë, Avni Zahiti, i cili ka njoftuar se me vendim të Prokurorit kanë nisur hetimet për “Vdekje të dyshimtë”.
“Rreth orës 18:20, në Spitalin Rajonal në Mitrovicë, nga familjaret e saj është dërguar pa shenja jeta viktima e moshës 19 vjeçare. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për vdekjen e viktimës. Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.”
Sipas informacioneve të para, e ndjera edhe një herë kohë më parë kishte tentuar t’i jap fund jetës.




