Një 21 vjeçar shqiptar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në Kroaci, pasi është rrëzuar nga një lartësi prej rreth 20 metrash.

Policia kroate ka lajmëruar se ngjarja ka ndodhur në kompleksin industrial të ish-uzinës Dalit në Daruvar.

Përveç policisë, në terren janë edhe inspektori i sigurisë në punë dhe avokati i shtetit.

Sipas informacioneve jozyrtare të raportuara nga mediat kroate, 21-vjeçari ishte punonjës i një kompanie të Zagrebit, ndërsa ka humbur jetën pasi ka rënë nga një shkallë mbi beton nga një lartësi prej rreth 20 metrash.