Guxim i tepruar i një vajze në Kamzë. Godet me thikë policin kur ai po debatonte me babain e saj.

Mësohet se policia e rajonit nr. 4 kanë shkuar në banesën e shtetasit A. Gj., për t’i komunikuar që duhej të paraqitej në komisariat.

Por gjatë komunikimit me A. Gj., vajza e tij, Sh. Gj., ka ndërhyrë duke kundërshtuar dhe goditur me mjet prerës, punonjësin e Policisë, ndihmës specialistin e Seksionit të Hetimit të Krimeve, G. Ç., 35 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.