Gjykata e Tiranës dënon me 20 vite hurg Klajdi Shundin.

I riu akuzohet se vrau kunatin e tij, Vladimir Zhvesda natën e ndërrimit të viteve.

Ndaj Shundit, prokuroria ngriti akuzën e vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare.

Shundi kishte ftuar motrën dhe kunatin me rastin e Vitit të Ri për të festuar blerjen e një apartamenti të ri. Pasi kanë pirë dhe janë dehur, viktima ka nisur të konfliktohet me bashkëshorten e tij, e cila është njëkohësisht dhe motra e 34-vjeçarit.

Më pas Shundi i ka kërkuar Zhvezhdës që të mos grindej në shtëpinë e tij, por të shkonte dhe të sqarohej në banesën e tyre.

Pasi ka dalë nga banesa e 34-vjeçarit, sherri midis dy bashkëshortëve ka vazhduar poshtë pallatit dhe fëmijët e tyre lajmëruan dajën e tyre që të zbriste poshtë.

Pasi janë përplasur fizikisht, 34-vjeçarie ka goditur me thikë në qafë kunatin e tij duke i shkaktuar vdekjen.

Gjatë dëshmisë së tij në Gjykatë, ku u dha dhe masa e arrestit me burg, Shundi ka thënë se nuk e mbante mend ngjarjen, për shkak se kishte qenë në gjendje të dehur.