Një metalurg është plagosur në ambientet e kompanisë “Kurum” në Elbasan.

Burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për 50-vjeçarin Bujar Dervishi.

Incidenti ka ndodhur gjatë orarit të punës, ndërsa 50-vjeçari ka marrë dëmtime në kokë.

Aktualisht ai është duke marrë ndihmë mjekësore në spitalin kirurgjik në Elbasan.

Një hetim ka nisur për rastin në fjalë.