Ngjarje e rëndë në spitalin e Fierit.
Sipas raportimeve nga policia, 28 vjeçarja, Vjollca Selimaj, ka dhunuar gjatë detyrës, mjeken Erjola Minjo dhe infermieren Erinda Shuli.
Bëhet me dije se konflikti mes tyre ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa policia e Fierit ka shpallur në kërkim 28 vjeçaren e cila pas momentit që ka dhunuar bluzat e bardha, është larguar në drejtim të paditur.
Fatmirësisht mjekja dhe infermierja nuk raportohet të kenë pësuar lëndime të rënda gjatë dhunës së ushtruar ndaj tyre.
Pritet edhe njoftimi zyrtar nga policia lidhur me rrethanat e plota të ngjarjes.