Pas disa orë përpjekjesh dhe pas kryerjes së ekzaminimeve në vendngjarje, forcat RENEA nxjerrin trupin e pajetë të biznesmenit Ruzhdi Hoxha. Ai u transportua drejt morgut të Tiranës ku do t’i nënshtrohet edhe ekzaminimeve të tjera.

Forcat e kanë pasur të vështirë pasi terreni ka qenë mjaft i thepisur 200-300 metra.

Në këto momente janë pyetur edhe miqtë dhe familjarët e tij. Ata kanë pretenduar se kanë pirë një birrë të gjithë dhe më pas Fred Rushaj e ka marrë me makinë. Nga ana tjetër Ferdinand Rrushi ka mohuar të kishte gisht në ngjarjen e rëndë, por më pas Policia ka deklaruar se ka mbledhur prova që e implikojnë atë në krim.

Mendohet se për shkak se trupi kishte filluar dekompozimin ai të jetë vrarë që natën kur është rrëmbyer.