Një 22-vjeçar është arrestuar pasditen e djeshme në Itali pasi që prej tetorit të vitit të kaluar kërcënonte qytetarët italianë duke u dërguar një mesazh në celular. Ai u thoshte atyre se në rast se nuk i jepnin 3500 euro, do t’i vriste.

Pas një kohe të gjatë hetimesh, policia italiane arriti të lokalizojë dhe të vërë në pranga të riun shqiptar.

Pas verifikimeve, rezultoi se 22-vjeçari shqiptar ishte dëbuar me herët nga Italia, në maj të vitit të kaluar, dhe kishte arritur të rikthehej sërish në mënyrë ilegale.