Ishin nisur për piknik në majën e malit, 4 të rinj pësojnë gjendje të fikti. Njoftohet policia

Bllokohen në majë të amlit 4 të rinj që ishin nisur për piknik.

Grupi në fakt përbëhej nga 8 të rinj të cilët ishin nisur sot për pinkik në malin e Sevasterit në Selenicë të Vlorës, por duket se gjërat nuk kanë shkuar sipas planit.

Burime konfirmojnë se njëri prej të rinjve ka telefonuar policinë duke kërkuar ndihmë. Shkak është bërë fakti që 4 nga të rinjtë kanë pësuar gjendje të fikti dhe nuk lëvizin dot.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia e Shtetit lidhur me ngjarjen në fjalë.