Katër të burgosur shqiptarë dhe një pakistanez, janë arratisur nga Komisariati i Policisë në Chania. Sipas informacioneve të bëra me dije nga mediat greke, shqiptarët dhe pakistanezi, ndodheshin në Komisariatin e Policisë pasi ishin transferuar nga burgjet e Athinës për t’u vendosur përfundimisht në Qendrën e Paraburgimit në Agia.
Por duke qenë se transferimi i tyre ishte bërë ditën e shtunë dhe sekretariat e burgjeve ishin të mbyllura, ishin caktuar të qëndronin në Komisariatin e Policisë deri të hënën.
Në vend që të prisnin gjykimin, ata zgjodhën lirinë duke u arratisur. Deri më tani nuk ka asnjë informacion lidhur me identitetin e tyre, ndërsa Policia greke u është vënë pas për t’i kapur e për t’i rikthyer pas hekurave të qelisë.
Gjithashtu mësohet se të arrestuarit, janë persona të rrezikshëm pasi janë të dënuar edhe më parë për vrasje, grabitje dhe krime të tjera. Ky nuk është rasti i parë i arratisjes së shqiptarëve në Greqi.





