Në katër qytete të vendit termometri sot do të shënojë 40 gradë celsius. Qytetet me temperaturat më të larta janë Shkodra, Tirana, Berati, Elbasani dhe Gjirokastra.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Depërtimi i Anticiklonit Afrikan do të sjellë masa ajrore të thata e të nxehta.
Ndaj moti do të jetë i kthjellët gjatë gjithë ditës dhe kohëzgjatja e orëve me diell e temperatura të larta të mbizotërojë në të gjithë territorin.





