Washington – John Eisenman, 60 vjeç u vu në pranga dhe po mbahet në burgun e qarkut Spokane pasi akuzohet për vrasjen e të dashurit të vajzës së tij adoleshente.

Ai është dënuar për vrasje të shkallës së parë për ekzekutimin e 19-vjecarit Andreë Sorensen, trupi i të cilit u gjet i braktisur në një automjet më 22 tetor.

Në tetor të vitit të kaluar, 60-vjecari mësoi se i riu kishte shfrytëzuar të bijën për prostitucion. Ai ishte në gjendje ta shpëtonte vajzën dhe ta kthente në shtëpinë e tyre në Spokane.

Ndërsa nëntor, një muaj para se të kryente krimin, babai i vajzës kishte mësuar se i dashuri i kishte shitur të bijën për 1000 mijë dollarë për trafik prostitucioni në Seatwl, sipas njoftimit të policisë, raporton noa.al duke cituar NY Post.

Më pas 60-vjeçari kishte pyetur për vendin ku jetonte djali, e kishte gjetur, marrë me forcë dhe vendosur në bagazhin e një makine. Ai e goditi me tullë në kokë, ndërsa në trup me thikë.

Më pas kishte çuar makinën në një zonë të largët, aty dhe ku është gjetur dhe e kishte braktisur me trupin e të riut brenda.

Automjeti i përkiste të fejuarës së Eisenman, Brenda Kross, thuhet në raport.