Në Sofie të Bullgarisë, duke nisur nga 12 shkurti ka filluar Kampionati Evropian i Peshëngritjes. Kombëtarja shqiptare përfaqësohet me shtatë sportistë, teksa pritshmëritë janë të larta për medalje.

I pari në pedanë për tanët do jetë Briken Calja, që nesër (15 shkurt) në orën 19:00 do konkurrojë në baterinë A të peshës deri në 73 kilogramë. Sportisti i Tiranës e ka provuar suksesin pasi ka qenë ish-kampion i trefishtë në shtytje, shkëputje dhe dygarësh.

Calja kërkon pikë për të kapur normën olimpike për në Lojërat Olimpike të Paris 2024. Hapin e parë Calja e ka hedhur, duke zbritur në peshën deri në 73 kilogramë.

Më tej më 16 shkurt do të jetë radha për Erkand Qerimaj dhe Kristi Ramadanin në kategorinë e peshave 81 kilogramë, një peshë kjo joolimpike.

Sportistët e ekipit kuqezi dhe orari i garimit:

Briken Calja 15 shkurt 19:00 – 73 kg

Erkand Qerimaj 16 shkurt 19:00 – 81 kg

Kristi Ramadani 16 shkurt 13:00 – 81 kg Bateria B

Ertjan Kofsha 17 shkurt 16:00 – 89 kg

Ermand Tabaku 18 shkurt 10:00 – 96 kg

Albert Meta 19 shkurt 09:00 – 109 kg

Franko Ferra 19 shkurt 09:00 – 109 k