Është ndarë nga jeta një nga bukëpjekësit më të famshëm të Elbasanit, Xhevat Koburja.
Lajmi është bërë i ditur nga të afërm dhe miqtë e tij të cilët kanë shprehur konsiderata dhe ngushëllime në rrjetet sociale.
Xhevat Koburja ishte furxhiu më i spikatur në Elbasan i cili prodhonte bukët më të ëmbla dhe piqte tavat më të shijshme.
Për 70-vjet, pothuaj i gjithë Elbasani hyri në derën e furrës së tij.
Fama e furxhiut elbasanas i kaloi kufinjtë e qytetit. Ai u bë i njohur edhe në mediat kombëtare e më gjërë të cilat kanë ardhur dhe kanë realizuar kronika e reportazhe për duarartin elbasanas.
Ballakumet e pjekura nga Xhevati kanë udhëtuar anë e kënd botës.
Në këtë kuptim, ai u kthye në institucion i ruajtjes dhe përhapjes së traditës së gatimit dhe pjekjes në Elbasan.
Familjarët humbën njeriun e dashur të tyre, qyteti mjeshtrin e pjekjes së bukëve, tavave dhe ëmbëlsirave.
Kjo traditë e vyer është përcjellë të djemtë e Xhevatit të cilët do ta vazhdojnë atë në gjurmët e të atit. Burimi: Infowebtv





