Numri i personave njëqindvjeçarë në Japoni është rritur për herë të parë në një rekord prej 86.510, treguan sot të dhënat e qeverisë.

Numri i njëqindvjeçarëve meshkuj në Japoni u rrit mbi 10.000, duke u rritur vazhdimisht për 51 vjet, raportoi agjencia e lajmeve Kyodo, duke cituar të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë. Japonia po përballet me një popullsi të plakur kryesisht për shkak të zgjerimit të infrastrukturës mjekësore dhe sociale në vend.

Të dhënat treguan se numri i njëqindvjeçarëve është rritur me 6.060 nga një vit më parë. Japonia çdo vit ka shënuar 20 shtatorin si një festë për të shprehur “Respektin për të Moshuarit” në vend.

Ministria gjithashtu zbuloi se gratë përbëjnë të paktën 88,4 për qind të totalit të përgjithshëm të 86.510 personave mbi 100 vjeç, madje 5.475 më shumë se një vit më parë, ndërsa shifra te burrat është rritur me 585, për të shkuar në 10.060.