Një 39-vjeçar është gjetur i vdekur ditën e sotme në qytetin e Borshit.

Bëhet me dije nga njoftimi i policisë se i riu është gjetur pa shenja jete në ambientet e banesës së tij, ku edhe jetonte i vetëm. Nga kqyrja paraprake në trupin 39-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Nga ana tjetër policia është duke vijuar punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Borsh/ Informacion paraprak

Paraditen e sotme, në Borsh, Himarë, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, në banesën e tij, shtetasi R. N., 39 vjeç, i cili jetonte vetëm.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.