Një ngjarje tragjike ndodhi sot në Vlorë, ku një 34-vjeçare u hodh nga kati i pestë i një pallati së bashku me fëmijën e saj 1-vjeçar, ku për pasojë humbën jetën të dy.

Burime bëjnë me dije për noa.al se gruaja që kreu këtë akt të rëndë është 34-vjeçarja Pamela Mërtiri e divorcuar nga burri, e cila u hodh bashkë me fëmijen e saj.

Sipas dëshmitarëve, gruaja nuk jetonte në këtë pallat. Nuk dihet se çfarë e ka shtyrë gruan që të ndërmerrte këtë akt ekstrem, ndërkohë që policia vijon hetimet për ngjarjen e rëndë.

34-vjeçarja mësohet se jetonte në Tiranë së bashku me fëmijën e saj, dhe kishte shkuar në Vlorë për të takuar prindërit e saj.

Ngjarja ka shokuar të gjithë banorët e pallatit në lagjen Pavarësia, të cilët kanë qenë dëshmitarë të skenës së rëndë.

Babai i viktimës ishte mjek në pension në qytetin e Vlorës.