Aksident i rëndë në mesnatë në rrugën e Rinasit.

Një ambulancë është përplasur kokë më kokë me një makinë tip Golf 5.

Për pasojë ka humbur jetën një shtetas dhe janë plagosur 6 të tjerë.

Përplasja ka qenë aq e fortë sa autoambulanca ka përfunduar mbi barrierat metalike të rrugës.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur policia dhe zjarrfikëset që kane transportuar te plagosurit.

Po punohet per zbardhjen e rrethanave te aksidentit.