Jorgo Neo, mjeku i njohur grek, i cili para disa javësh u plagos nga modelja dhe artistja shqiptarja Klodiana Çelo ka dalë nga spitali. 68-vjeçari ka shkuar në shtëpi mëngjesin e kësaj të marte, pas 19 ditësh në shtratin e spitalit. Mediat greke shkruajnë se mjeku për disa kohë qëndroi në përkujdesje intensive.
Neo shfaqet shumë i lodhur gjatë kohës kur lë spitalin. Pavarësisht se do të qëndrojë në shtëpi, ai do të vazhdojë të qëndrojë nën kujdesin e mjekëve pasi plagët i ka pasur shumë të rënda.
Ish-bashkëshortja e tij, Klodiana Çelo, e qëlloi me plumba në gjoks dhe bark. Për këtë të fundit, ai iu nënshtrua një ndërhyrje prej 4 orësh pasi plumbi i kishte prekur organet vitale.
Në fytyrën e mjekut dallojnë edhe disa shenja nxirje, pasi Çelo e ka goditur edhe me qytën e pistoletës.
Modelja dhe artistja shqiptare e ka qëlluar mjekun grek më 11 Nëntor. Ai po kthehej në shtëpi me vajzën 12-vjeçare kur u qëllua nga ish-partnerja e cila është gjithashtu nëna e vajzës. Kujdestaria e fëmijës ishte bërë mollë sherri mes ish-çiftit.
4 vite më parë, Klodianës iu hoq kujdestaria e vajzës. E prej asaj kohe, Klodiana Çelo ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike.

