Një 30-vjeçar nga Bulqiza, i identifikuar si Arlent Tançi, është vënë në prangat e policisë, për shkak se ka goditur me thikë një person, dhe më pas e ka shtyrë edhe me mjetin e tij, duke i rrezikuar jetën. Tançi ka qenë i dënuar më parë në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe kanosjes.
Konflikti mes tyre ka ndodhur në lagjen “Minatori”. Forcat blu bëjnë me dije se për motive të dobëta shtetasi A. T., ka goditur me mjet të fortë prerës në trup shtetasin L. N., dhe më pas me automjet, e ka shtyrë të dëmtuarin që ndodhej në automjetin e tij dhe e ka përmbysur në rrugë duke i rrezikuar jetën.
Si rezultat i ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të policisë është bërë e mundur përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit, kapja dhe arrestimi në flagrancë i Arlent Tançit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.
