Kapet autori i dytë i tentativës së vjedhjes së një vile në Lezhë. Ai është Elio Hila 22 vjeë.

22-vjeçari, në bashkëpunim me shtetasin Armand Zhejani, i arrestuar në flagrancë, tentoi të vidhte një banesë në fshatin Zejmen, Lezhë.

Nga verifikimet hetimore ka rezultuar se shtetasi Elio Hila 22 vjeç, banues në Lezhë, është autori tjetër i tentativës së vjedhjes në banesën e shtetasit Zef Therçaj

22-vjeçari dyshohet të ketë pësuar dëmtime, ditën e ngjarjes, gjatë kohës që është larguar nga banesa e shtetasit Zef Therçaj.

Shtetasi Elio Hila është paraqitur në Spitalin Rajonal Lezhë, për mjekim, dhe ka pasi ka dyshuar që është vënë në dijeni Policia, është larguar, por falë veprimeve të shpejta nga shërbimet e Policisë është bërë i mundur ndalimi i tij pranë një spitali privat në Tiranë.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Vjedhja, mbetur në tentativë”, e kryer në bashkëpunim.

NGJARJA

Në orën 08:30 minuta të mëngjesit të së martës 23- vjeçari, në bashkëpunim me një tjetër person, u fut për të vjedhur vilën trekatëshe të drejtorit të shkollës së mesme të fshatit, Zef Therçaj, sapo ky i fundit dhe familjarët kishin dalë për në punë. Por teksa kontrollonin për para e sende me vlerë brenda shtëpisë, dy hajdutët janë trembur nga një sirenë ambulance.

Duke dyshuar se ishte Policia, ata kanë dalë me shpejtësi për t’u larguar, duke mos marrë asgjë. Armand Zhejani dhe shoku i tij hajdut janë parë nga banorët e lagjes dhe vetë drejtori i shkollës, Zef Therçaj, përmes kamerave të sigurisë në celular.

Ata kanë dhënë alarmin dhe një pjesë e banorëve të fshatit janë vënë në ndjekje të dy hajdutëve që ishin të armatosur. Sapo ka parë hajdutët përmes kamerave, Therçaj ka marrë mësuesin e fizkulturës dhe rojën e shkollës dhe kanë shkuar drejt banesës.

Ka qenë mësuesi i fizkulturës dhe banorët e fshatit ata që kanë kapur një nga autorët e grabitjes në tentativë, ndërsa hajduti tjetër ka arritur të largohet, duke lënë pas një pistoletë, të cilën e hodhi në shkurre.