Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin rrugor Fushë Krujë- Milot.
Sipas policisë i moshuari me inicialet E. M. ishte duke ecur në rrugë në momentin kur një makinë me drejtues T. D., 53 vjeç e përplasi.
Goditja ishte fatale për të moshuarin që ndërroi jetë në vend.
Drejtuesi i makinës është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme.
Policia dhe grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
