Zhduket një grua në Tiranë.
Sipas të dhënave, e reja rezulton e humbur që nga data 11 dhjetor dhe ka qenë bashkëorti i saj që i ka kërkuar ndihmë policisë.
Burime nga policia bëjnë me dije se shtetasi E. T., ka kallëzuar se me datë 11.12.2021 është larguar dhe nuk është kthyer në banesë, bashkëshortja e tij, shtetasja L. H., 30 vjeçe.
Pas denoncimit, policia është vënë në lëvizje për identifikimin dhe gjetjen e gruas. Por deri më tani nuk ka asnjë informacion për vendodhjen e saj.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
