Dy gra, njëra përkrahëse e Bashës dhe tjetra e Berishës, janë konfliktuar verbalisht mes tyre para selisë blu.
Shkak janë bërë deklaratat e aktivistes Evi Kokalari kundër Bashës e cila së bashku me Albana Vokshin dhe gra të tjera të LDG-së kanë zhvilluar një takim në ambientet e selisë blu.
Ja debati:
“Më bënë përshtypje këto sjellje, skanë pse të bëhet sherr në shtëpinë tonë, është shtëpia e të gjithëve. Jam anëtare e lidhjes demokratike të gruas”, tha gruaja që mbështet Sali Berishën.
“Ti ke ndjekur mashtrimet në foltore”, tha mbështetësja e Bashës.
“Në stadium na ka dërguar Lulzim Basha”, iu përgjigj mbështetësja e Berishës.
“Jo jo nuk ju ka cuar Lul Basha, Basha është kryetar legjitim i zgjedhur një anëtar një votë, Berisha e ka mbaruar kapitullin, ju jeni faturë e non gratës”, thotë mbështetësja e Bashës.
Pas largimit të Evi Kokalari së bashku me Albana Vokshin, mbështetësja e Bashës shpërthen me ofendime nga shkallët e selisë blu: “Kjo është fytyra e këtyre, janë mbledhur gjithë plehrat…legene femra”
