Zhduket në mënyrë misterioze e reja nga Gramshi.
Denoncimin në polici e ka bërë e motra e saj.
Burime bëjnë me dije se është paraqitur për denoncim në komisariatin e Gramshit Xh.Zh. 26 vjeçe pasi është dërguar nga banesa motra e saj B.Zh.
Familjarët kanë kryer kërkime provate, por e reja ka fikur edhe celularin dhe nuk dihet vendodhja e saj.
Policia po punon për gjetjen e së resë.
Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.
