Ish-kryeministri Sali Berisha ka shkuar në selinë e Partisë Demokratike këtë të martë për të zhvilluar një mbledhje të Komisionit të Rithemelimit. Ish-kryeministri udhëheq grupin që është futur brenda ambienteve të selisë.

Por teksa ka mbërritur në selinë blu, dera ku do të zhvillohet mbledhja e komisionit ishte e mbyllur dhe u hap me forcë nga njëri prej pranishmëve.

Ish-kryeministri dhe anëtarët e komisionit u futën brenda dhe nxorën median jashtë. Paralelisht, në një prej sallave të tjera në seli, kryetari i shkarkuar Lulzim Basha po zhvillon një mbledhje tjetër.

Partia Demokratika ka kallëzuar penalisht të riun që shkelmoi derën e njërës prej sallave të mbledhjeve në selinë e demokratëve në mënyrë që Berisha dhe mbeshtetësit e tij të zhvillonin një mbledhje aty.

Berisha u fut në selinë e PD-së një orë më parë dhe po kërkonte një mbledhje që të futej, por gjatë kontrollit Flamur Noka gjeti derën mbyllur . Në këtë mënyrë një i ri i gjendur aty e shkelmoi derën duke bërë të mundur hapjen e saj.

Gjatë fjalës së tij pak minuta pas largimit të Berishës dhe mbështetësve të tij nga selia e PD-së, Lulzim Basha tha në konferencë për shtyp se personi që shkelmoi derën ishte Fatjon Dauti, i cili sipas tij kërkohet për trafik droge në Britaninë e Madhe.