Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e sotme në Lezhë ku si pasojë e një aksidenti humbën jetën 2 persona, të identifikuar si Kristjan Magjuni dhe Atjola Ademi.
Dyshohet se shkaku i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara dhe lagështia në rrugë. Mësohet se në ato momente 24-vjeçari ishte duke çuar në shtëpi të fejuarën e vëllait të tij, 18 vjeçaren që po ashtu humbi jetën tragjikisht.
Njerëzit në rrugë kanë parë aksidentin dhe kanë shkuar në vendngjarje. Pavarësisht se mbërriti ambulanca, nuk arritën t’i mbijetonin plagëve të rënda.
Nuk dyshohet se shkak për aksidentin është mungesa e sinjalistikës pasi ai ishte një person që e njihte mirë zonën.
