Një shpërthim me eksploziv dyshohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin bregdetar të Vlorës.
Eksplozivi i është vendosur një makine Pasat në pronësi të Benard Sinomataj, të parkuar pas poliklinikes ne lagjen ‘Hajro Cakerri’.
Policia dhe grupi hetimor janë nisur në vendngjarje për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.
Vlorë/Informacion paraprak
Më datë 03.01.2022, rreth orës 18:30, në lagjen “Hajro Cakërri”, Vlorë, dyshohet se në pjesën e përparme të një automjeti tip” Volkswagen Pasat” , në pronësi të shtetasit B.S., ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale. Automjeti ka shumë kohë i parkuar pasi pronari i mjetit prej kohësh ndohet jashtë shtetit.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
